Japonia ka shtuar në kabinetin qeveritar një ministri të posaçme të emërtuar: “Ministria për Sigurinë Ekonomike”.
Portofoli i ministrit Takayuki Kobayashi përmban si pjesë përgjegjësie çështjet më të rëndësishme gjeopolitike të shekullit 21, përfshirë mbarëvajtjen e rrjetit te furnizimit të produkteve, ruajtjen e infrastrukturës kritike teknologjike, mbrojtjen e avantazheve teknologjike dhe kundër-spiunazhin ekonomik.
Ministri 46 vjeçar njihet me pseudonimin “Kobahawk” në Twitter, ose e thënë ndryshe skifter, shkruan Quartz.
Fokusi i fuqishëm i Japonisë në sigurinë ekonomike vjen kur shumë shtete të mëdha kanë filluar të shqyrtojnë me seriozitet zinxhirët e tyre të furnizimit-nga aksesi te lëndët e para në aftësitë prodhuese, pikat e forta dhe dobësitë e infrastrukturës si tubacionet dhe kabllot nënujorë, konkurrenca dhe elasticitetin e industrive kritike etj./Scan tv/