Monedha europiane ka regjistruar rritje të vlerës ditën e sotme duke u blerë me 121.6 lekë dhe duke u shitur me 122.2 lekë krahasuar me ditën e hënë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik gjithashtu ka fituar pikë këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 143.4 lekë dhe është shitur me 144.6 lekë.
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi vijon edhe sot të blihet sikurse dje me 104 lekë dhe të shitet me 104.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me lekun këtë të martë pasi krahasuar me fillimin e javës është blerë sot me 113.4 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë.