Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot ia ka miratuar kërkesën Auditores së Përgjithshme, Vlora Spancës, për uljen e pagës së saj.
Armend Muja, kryetar i këtij komisioni u shpreh se kërkesa e Spancës gjatë raportimit në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni ka qenë që t’i ulet paga e saj nga 3 mijë e 835 euro në 2 mijë e 800 euro.
Ndërkaq, Auditorja Spanca ka treguar se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit rreth resurseve njerëzore gjatë punës në vazhdim.
Ndryshe, Vlora Spanca u zgjodh në krye të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në muajin gusht, me 67 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.