4 milionë euro është shuma që banorët dhe institucionet që veprojnë në Prishtinë ia kanë borxh Kompanisë Publike “Pastrimi”, e cila e cila merret me grumbullimin, bartjen dhe menaxhimin e mbeturinave.
“Pastrimi”, operon me 43 makineri të rënda dhe rreth 500 punëtorë.
Rroga mestare në këtë kompani është 400 euro.
Punëtorët e kësaj kompanie, nuk morën rritje të pagave për shkak të pandemisë.
Ndërkohë, Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Burim Kelmendi është ankuar se Qeveria nuk e ndihmoi financiarisht këtë kompani.
“Tregu na i ka borxh afër 100 mijë euro, po ashtu Universiteti i Prishtinës”, ka thënë Kelmendi për magazinën televizive “Ju flet Prishtina”.
“Komuna, banorët e Prishtinës i ngarkon me 4.70 euro për pagesën e faktuarve mujore, kurse neve na paguan 3.80 cent. Pra, është një provizion tejet i lartë prej 0.90 cent, mirëpo kjo kontratë për neve është e favorshme”, shprehet Kemendi i cili thotë se “Pastrimi” është në rrezik edhe të falimentojë.
“Makineritë po vjetërsohen dhe nuk kemi fonde për riparimin e tyre”, thotë Kelmendi, i cili shtoi se nga janari i vitit të ardhshëm faktuara mujore të bëhet 6 euro.