Ndotja e ajrit është ndër problemet kryesore me të cilat Kosova përballet gjatë sezonit të dimrit.
Ndër shkaqet primare për këtë është fakti se Kosova burim të parë të energjisë e ka thëngjillin.
Sipas disa statistikave të shpërndara nga ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, Kosova është vendi i dytë në botë më i varur nga thëngjilli.
Me këtë rast, ai ka thënë se planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh dhe se Kosova ka nevojë për një plan tranzicioni me gazjellës.
Vlen të përmendet se çështja e gazsjellësit është temë aktuale në Kosovë pasi qeveria Kurti refuzoi projektin amerikan.
Po ashtu, kriza globale energjetike që përcillet me rritje çmimesh është paralajmëruar edhe në Kosovë nga vet akterë të qeverisë Kurti.