Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë nga 100 euro për çdo qytetar të ardhurat neto mujore të të cilëve nuk shkojnë mbi 2 mijë euro, për t’i ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantëve dhe energjisë.
Përfitues do të jenë rreth 38 milionë francezë, me të ardhura mujore më pak se 2 mijë euro, si dhe të gjithë ata qytetarë që nuk ata që nuk drejtojnë makinë apo motor. Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të vijnë me radhë në fillim të vitit 2022. Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro.
Kjo është shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit, tha ai. Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë Covid.
Turbulencat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit. Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin nga 100 euro.
Motoristët janë goditur nga rritja e çmimeve të karburantit: nafta është rritur në një rekord 1.56 euro për litër mesatarisht në Francë dhe benzina pa plumb në 1.62 euro për litër, raporton e përditshmja Le Monde. /Marrë nga BBC/