Zagreb, tetor- Qytetarët e Kroacisë, do të ballafaqohen shpejtë me zvogëlimin e rrjetit të bankomatëve, numri i të cilëve sipas disa paralajmërimeve thuaja se do të përgjysmohet.
Reduktimin drastik të rrjetit të bankomatëve e ka paralajmëruar këto ditë Shoqata e Bankave të Kroacisë (HUB), me ç’rast heqja e bankomatëve pritet sidomos në rajonet rurale, ku qarkullimi i bankomatëve është më i vogël, shkruan portali nga Rijeka Novilist, përcjell Buletini Ekonomik.
Bankomatët, siç thuhet, do të mënjanohen për shkak të rritjes së shpenzimeve të sigurimit, gjegjësisht për shkak të kërkesës për aplikimin e të ashtuquajturës mbrojtje aktive elektrokimike.
Portali nga Rijeka potencon se zvogëlimi i ndjeshëm i bankomatëve do t’i detyrojë klinetët që paratë do t’i tërheqin nga sportelet e bankave, ku për këto shërbime do të paguhet një kompensim i veçantë.
Në pyetjen se a ka kuptim pagesa për shërbime në sportel dhe zvogëlimi i bankomatëve si dhe a është legjitime kjo mënyrë e “tatimimit” të parasë së dikujt nga Banka Popullore e Kroacisë, përgjigjen se me vëmendje po e përcjellin situatën dhe se bëhet fjalë vetëm për paralajmërimin e kësaj banke, ata duan që të pritet zhvillimi i mëtejshëm i situatës për këtë çështje.
Më herët nga Shoqata e Bankave të Kroacisë, kanë kumtuar se në këtë vend aktualisht janë në disponim rreth 5.500 bankomate, që është më shumë në raport me shtetet me më shumë numër të banorëve, siç është Hungaria, Holanda, Sllovakia, Danimarka etj.
Sipas të dhënave të Shoqatës kroate të bankave ky vend ka përqindjen më të madhe të bankomatëve në 10 mijë banorë në tërë BE-në dhe ky numër është 13.3./Buletini Ekonomik/









