Kujdes kur bleni banesë! Dokumenti i domosdoshëm që iu duhet

Fotografi ilustruese

Shumë shpesh ndodhë që qytetarët të blejnë ose të marrin banesa me qira pa lidhur paraprakisht një kontratë.

E kjo sipas Mbrojtësit të Konsumatorëve nuk është e drejtë.

Në njoftimin e tyre në faebook thuhet se kontrata është ajo që të jep siguri juridike dhe të mbron nga largimi pa paralajmërim dhe pa plan, ndërkohë që i’u mundëson konsumatorëve të planifikojnë me kohë kostot operacionale, të investojnë me rrezik më të vogël dhe gjithashtu i’u mundëson që ata të bëhën konsumator të përgjegjshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Sipas ligjit nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve, pjesa VIII Kontrata për Qiranë parasheh një kapitull të plotë se si duhet të përpilohet kontrata për qiranë” thuhet në njoftimin e tyre. Mbrojtësit e Konsumatorëve apelojnë që qytetarët të mos hyjnë në banesë apo objekt pa e pasur kontratën në dorë./Buletini Ekonomik/