Kur pritet të lirohet nafta në Kosovë?

Fotografi ilustruese

Çmimet e derivateve (naftës e benzinës) janë rritur ndjeshëm muaj pas muaji në Kosovë. Kjo ngritje e çmimit po rëndon xhepat e qytetarëve. Por rritja e çmimit pritet të ulet në muajin e parë të vitit 2022. Kështu ka thënë të paktën për Insajderin, kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.

Berjani thotë se bazuar në të dhënat e Organizatës së vendeve prodhuese të naftës (OPEC), në muajin e parë të vitit 2022 do të ketë prodhim më të madh të naftës, rrjedhimisht lirim të saj.

“Rritje do të ketë sipas organizatës prodhuese OPEC, në janar do të fillon të rritet prodhimi dhe do të kemi lirim të derivateve”, ka thënë ai përcjell Albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Duke folur për rritjen e çmimit të naftës, ai është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak që organizata prodhuese (OPEC), ka reduktuar prodhimin dhe kur ka reduktim të prodhimit, ka rritje të çmimit.