Monedha europiane ka regjistruar rritje të vlerës ditën e sotme duke u blerë këtë mëngjes me 122 lekë dhe duke u shitur me 122.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan ka shënuar sërish rritje në raport me dje duke u blerë mëngjesin e sotëm me 105.1 lekë dhe duke u shitur me 105.9 lekë.
Paundi britanik nuk ka pësuar luhatje të kuotës këtë të enjte duke vijuar edhe sot të blihet me 144 lekë dhe të shitet me 145 lekë njësoj si një ditë më parë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka fituar pikë në raport me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 113.9 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë./SCAN TV/