Ministri i Infrastrukturës, Librun Aliu ka deklaruar se NPB-ja është duke abuzuar më pronë publike dhe është një ndërmarrje që e ka në mendje vetëm profitin.
“Nuk është as Ndërmarrje Banesore e as Publike, por është për interesat dhe profitet e disa njerëzve. Ndërmarrja duhet ta mbronte interesin publik ”, deklaroi ministri Aliu, në një konferencë për media.
“Si shembull kriminal ky i MPB-se ish dashtë me u izolu nga organet e drejtësisë.
“Qysh e përcaktojnë NPB-ja se interesi publik qenka se publikja në Prishtinë ka nevojë për lokale. Mbase, mund të kemi nevojë më shumë për ndërtimin e banesave sociale dhe për banesat në të cilën sistemohen çiftet e reja me çmim të përballueshëm.”, deklaroi ministri aktual i Infrastrukturës.
“Pse duhet që 64 % pronën (afër shkollës së mesme Xhevdet Doda”) ta marr një kompani ku ndërton banesa, ndërsa lokalet mi marr në pronësi NPB-ja. Këtu po dëmtohet interesi publik”, theksoi ministri Aliu.