Ligji i pagave, kryeministri: Qeveritë e kaluara i kanë rritur pagat për premtime elektorale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka folur për Projektligjin e pagave, për të cilën një ditë më parë u kritikua se nuk po e dërgon në Kuvend.

Kurti tha se nuk është e kollajshme të hartohet mirë dhe shpejt një projektligj i tillë dhe jemi duke u angazhuar për këtë gjë.

Reklama e sponzorizuar

“Ne po përgatitemi që të kemi një Ligj për pagat, që me të vërtetë është ligj dhe që nuk bie ndesh me infrastrukturën legjislative, me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përgjithësisht është besimi ynë se në një shtet e shoqëri, rritja e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjek arbitraritetet politike të qeverive aktuale, por produktivitetin brenda rritjes ekonomike.

Në një shtet, shoqëri pagat rriten duke ndjekur rritjen e produktivitet brenda rritjes ekonomike.

Kjo ka qenë gabim në qeveritë e mëhershme sepse nuk është përfillur . Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale që mandej i kanë përmbushur pjesërisht pse aspak.

Ekonomia nuk funksionon asisoj…  mund të funksionojnë dëshirat për pushtet por jo ekonomia…

Me neve në muajt dhe vitet në vijim rritja e pagave do ta ndjek rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, tha ai.

Ndryshe, një ditë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Kurti të deklarohet se pse nuk e dërgon në Kuvend, Projektligjin për paga.