MFT: Pagesat arritën shumën prej 1,553.47 milionë euro

Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij nëntëmujori të vitit 2021.

Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij nëntëmujori të vitit 2021.

Raporti përmban edhe analiza përmbledhëse të periudhës përkatëse, pasqyron të hyrat sipas institucioneve mbledhëse në nivelin qendror dhe lokal, detaje mbi të hyrat sipas llojit të tatimeve, si dhe krahasimet me periudhat paraprake dhe projeksionet buxhetore.

Reklama e sponzorizuar

Për shkak të situatës së pandemisë, me qellim të reflektimit të shpenzimeve të bëra lidhur me to dhe programin e rimëkëmbjes/ringjalljes ekonomike një seksion i veçantë për shpenzimet e ndodhura shpalosen në këtë raport

Gjatë këtij nëntëmujori pranimet ishin në shumë prej 1,859.26 milionë euro dhe paraqesin 67% të pranimeve të përgjithshme të planifikuara vjetore, ndërsa krahasuar me realizimin e nëntëmujorit të vitit paraprak kemi rritje prej 24%.

Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2021, pagesat arritën shumën prej 1,553.47 milionë euro dhe paraqesin 56% të planit vjetor për shpenzime, ndërsa krahasuar me realizimin e nëntëmujorit të vitit paraprak kemi rritje prej 40.57 milionë euro ose 3%. Kjo periudhe u karakterizua me shpenzimet që lidhen me pandeminë: ekzekutimin e masave të pakove nga Programi i Rimëkëmbjes dhe Ringjalljes Ekonomike, shpenzimeve të ndërlidhura me menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe rritjes se konsiderueshme të shpenzimeve kapitale.