Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë vendim që afati për aplikim për pagesa direkte për këtë vit të zgjatet.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të gjithë fermerët mund të aplikojnë për subvencionim deri me datën 11 tetor 2021 në ora 16:00, përcjell Buletini Ekonomik.
Nga ministria kanë njoftuar se ky vendim është marrë duke pasur parasysh interesimin e madh të fermerëve për të aplikuar në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021, si dhe kërkesave të tyre dhe të Drejtorive Komunale për Bujqësi për zgjatjen e këtij afati edhe pas dateës 5 tetor.
Sipas tyre, përmes këtij vendimi iu mundësohet aplikimi të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të këtij programi.
“Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi” thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Buletini Ekonomik/