Ministria e Financave dhe Transfereve të Kosovës ka njoftuar qytetarët se tani e tutje mund të përfitojnë zbritje nga tatimi i pronës nëse e regjistroni pronën tuaj me numrin personal nëpër komunat përkatëse.
Nga ministria thonë se Departamenti i Tatimit në Pronë ka shpjeguar se qytetarët mund të përfitojnë zbritje deri në 15 mijë euro nga vlera e vlerësuar e pronës tuaj, mirëpo vetëm nëse prona është e regjistruar si banimi juaj primar.
E për të përfituar nga kjo zbritje për banimin primar, që pritet të funksionalizohet nga viti 2022 e tutje, ju duhet ta regjistroni pronën tuaj me numrin personal në komunën ku e keni pronën e regjistruar.
E afati i fundit për regjistrim të pronave është vetëm deri më 31 nëntor, përcjell Buletini Ekonomik.
“Departamenti i Tatimit në Pronë ju njofton se mund të përfitoni zbritje prej 15,000.00 € nga vlera e vlerësuar e pronës, nëse prona është e regjistruar si banim i juaj primar. Për të përfituar zbritjen për banim primar për 2022 dhe tutje, ju duhet të regjistroni pronën tuaj me numër personal në komunën ku e keni pronën e regjistruar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Këtu mund të mësoni më shumë për zbritjen e tatimit në pronë për banim primar:
https://tatimineprone-rks.org/…/zbritja-per-banim-primar/
/Buletini Ekonomik/