Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot ka marrë vendim që nga ky muaj të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.
Sipas këtij vendimi të ministrisë, të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.
“Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme. Ndërsa, për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues”, shkroi Murati në facebook.
Murati po ashtu bëri të ditur se kanë vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.
Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës”, thuhet në këtë njoftim.