Zagreb, tetor – Kërkesa për paluajtshmëri në disa vende të Kroacisë ka kohë që po thyen rekord pas rekordi.
Se sa është interesimi për banesa, ndërtim i ri në Zagreb, veçmas në lokacionet më të mira dhe më cilësore, tregon shembulli i një projekti të ri të një firme kroate, në rajonin e fabrikës së dikurshme “Kamensko”.
Siç është dëgjuar dhe njoftuar në disa panele për këtë project, bëhet fjalë për ndërtesën me 153 banesa, për të cilat kanë mbi 2. 000 blerës potencial në listën e pritjes, ndërsa çmimi fillestar i një metri katror është 5. 000 euro, transmeton Jutarnji list.
Ky projekt i madh, pra është banesor, por do të ketë edhe sipërfaqe të reja publike për të gjithë.