Produkti i Brendshëm Bruto i Kinës u rrit me një normë zhgënjyese prej 4.9% në tremujorin e tretë, ndërkohë që aktiviteti industrial u rrit më pak se sa pritej në Shtator. Zyra kombëtare e Statistikave, deklaroi se PBB u rrit me 4.9% në T3, me bazë vjetore, poshtë pritshmërive për 5.2%.
Prodhimi industrial u rrit me 3.1% në Shtator, poshtë 4.5% që pritej nga analistët. Statisticienët në vend thanë se që kur hyri tremujori i tretë, rreziqet e brendshëm dhe të jashtëm janë rritur.
Mungesa e energjisë ka patur një ndikim tek prodhimi, por goditja ekonomike është e kontrollueshme. Shumë fabrika u detyruan të ndalojnë prodhimin në fund të Shtatorit, ndërkohë që rritja e çmimit të qymyrit dhe mungesa e energjisë elektrike, bënë që autoritetet lokale të ndërprenë energjinë.
Qeveritë qendrore kanë theksuar që prej atëherë se do të shtojnë furnizimin me qymyr dhe sigurojnë disponueshmërinë e energjisë elektrike. Investimet në aktive fikse për tremujorin ishin më të dobëta se pritej, në rritje me 7.3%, nga 7.9% që pritej. Kjo, sipas analistëve vjen prej kushteve të tkurrura të kreditit.
Vetëm në shtatpor kishte një rënie me 2.5%, kryesisht prej rënies me 3.5% në investimet në prona të paluajtshme. Analistët e Moody’s thonë se industria e pronave të paluajtshme përbën për rreth 25% të PBB kineze. Problemet me gjigantin e pronave të paluajtshme Evergrande u shfaqën në Gusht, kur kompania paralajmëroi dhe dështoi të paguajë investitorët e jashtëm, për borxhin në dollar. /Scan tv/