Në Gjermani inflacioni ka vazhduar të rritet. Një nga shkaqet vlerësohet të jetë problemet globale në sigurimin e lendës së parë dhe të gjysmëprodhimëve.
Për këtë shkak prodhuesit e automobilave Opel dhe Ford përkohësisht kanë mbyllur disa fabrika. Të enjëtën këto kompani kanë njoftuar se po ndërprejnë prodhimin në disa nga fabrikat sepse nuk kanë pjesë për ta kompletuar makinën.
Siç njoftohet nga mediat ndërkombetare, tani kush blenë automobil të ri duhet të bëhët gati që të paguaj më shumë.
Sepse, sipas një analizë aktuale të ekspertit automobilistik, Ferdinand Dudenhefer, automobilët e ri mesatarisht janë shtrenjëtuar për 360 euro. Ai, si shkaqe për çmimet e ngritura përmend regjistrimet më të pakta gjatë një dite, mënyrën se si shitësi ia ofron automobilin blerësit me mundësitë e zbritjes së çmimit, më pak lirime te 30 modelet më të kërkuara të reja dhe te gjithënjë në rritje numri i automobilave hibdrid edhe atyre elektrik.
“Oferta më e vogël e automobilëve shkakton ngritjën e çmimëve”, sqaron shefi i institutit Center automotive research, CAR nga Duizburgu.
“Industria automobilistike botërore është në gjendje të veçantë edhe për shkak të pandemisë dhe mungesës së gjysëmprodhimëve kanë kumtuar grupacioni Stelantis, që është pronari i Opelit.
Opel për këto shkaqe do të mbyll përkohësisht repartin e Aizenah me 1 mijë e 300 punëtorë, trë cilët do ti dergojë në kohë të shkurtuar të punës.
Në Opel nuk kanë saktësuar sa gjatë do të pushojë prodhimi, por kanë thënë se në fillim të vitit të ardhshëm presin që të vazhdojë montimi i modelit grenlend me kushtin që të ketë pjesë.
Njëkohësisht kompania Ford ka njoftuar se planifikon që ta ndërprejë prodhimin e Ford-Fiestesnë fabrikën e vetë në Kelln deri më 31 tetor.
Në fabrikën e Ford Fiestes janë të punësuar rreth 5 mijë punëtorë ose 1/3 e të gjithë punëtorëvë të cilët punojnë në repartet e Fordit në këtë qytet.
Mungesa e lendës së parë dhe gjysmëprodhimëve ka ndikuar në ngritjën e çmimeve dhe në degë të tjera të industrisë.
Për këtë shkak gjatë shtatorit, infalcioni në Gjermani është rritur 4,1 për qind. Ky ëshë niveli më i lartë i inflacionit në 30 vitet e fundit në këtë vend./Buletini Ekonomik/