Nord Stream 2, gati për eksport – Mbushet linja e parë e tubacionit, pritet miratimi për shitje në BE

Gazprom

Operatori i Gazsjellësit rus “Nord Stream 2” që shtrihet në detin Baltik, tha se një nga dy linjat e projektit është mbushur me të ashtuquajturin gaz teknik, ndërsa pret ende miratim për të nisur shitjet në Europë. 

Gazsjellësi, i financuar nga gjiganti Gazprom që zotërohet nga Kremlini, si dhe partnerët europianë,  pritet të marrë certifikim nga rregullatorët gjermanë për të nisur shitjet tregtare të gazit natyror, pavarësisht se procesi i miratimit mund të kërkojë disa muaj.

Rreth 177 milionë metra kub gaz teknik është pompuar tek gazësjellësi, që duhet për të mirëmbajtur presionin tek gazësjellësi për shitje të ardhshme të gazit.

Reklama e sponzorizuar

“Ky presion, në 103 bar, është mjaftueshëm për të nisur transportin e gazit në të ardhmen”- deklaroi operatori me seli në zvicër i gazësjellësit, duke shtuar se hapa paraprake për linjën e dytë po zhvillohen.

Projekti i tubacionit është përballur me këmbëngulje nga SHBA, që thonë se do të rrisë varësinë e Europës ndaj energjisë ruse.

Rusia ka thënë se Nord Stream 2, që është krijuar për të dyfishuar eksportet vjetore të gazit të Moskës në detin Baltic në 110 miliardë metra kub, mund të ofrojë lehtësim tek tregu i gazit në Europë, që është përballur me ofertë të ngushtë dhe rritje të çmimeve.

Moska ka thënë gjithashtu se ajo vet se nuk ka luajtur rol në rritjen e çmimeve të gazit në Europë, duke i’u kundërpërgjigjur akzuave nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe disa vendeve anëtare të BE, që Rusia nuk ka bërë mjaftueshëm për të rritur ofertën në Europë, përtej kontratës. /Scan tv/