OPEC+ refuzon të rrisë prodhimin e naftës pavarësisht mungesave në tregun botëror

Aleatët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) do të rrisë prodhimin ditor 400 mijë fuçi gjatë muajit nëntor ashtu siç ishte planifikuar, pavarësisht mungesave në tregun botëror.

OPEC+ e udhëhequr nga Arabia Saudite ka bërë njoftimin pasi analistët kishin ngritur perspektivën e një rritjeje më të madhe të furnizimit, përcjell Telegrafi.null

Pasi u bë e qartë se 23 vendet prodhuese të naftës nuk do të rrisnin më tej prodhimin e tyre, çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit për herë të dytë brenda pak ditësh, duke arritur një maksimum trevjeçar prej pak më shumë se 80 dollarë për fuçi.

Reklama e sponzorizuar

Njoftimi vjen në një mjedis të tensionuar, me kërkesë të madhe për naftë bruto, benzinë ​​dhe naftë për shkak të situatës ekonomike, ndërsa furnizimi është i pakët – ndër të tjera për shkak të humbjeve të vazhdueshme të prodhimit në Gjirin e Meksikës.

Përveç kësaj, Angola dhe Nigeria nuk kanë qenë në gjendje të përdorin kuotat e tyre brenda kuadrit të OPEC+ për muaj të tërë.

Çmimet në rritje të naftës po ndihen gjithashtu në pompat e benzinës. Në Gjermani, E10 Super u rrit mbi një mesatare mbarëkombëtare prej 1.60 euro [apo 1.86 dollarë] për litër në fundjavë, për herë të parë që nga viti 2013.