Aktualisht në Kosovë është rritur interesimi i qytetarëve për blerjet online, veqanërisht në kohën e pandemisë.
E kjo ka shkaktuar një lloj mosbesimi tek qytetarët pasiqë në të shumtën e rasteve janë identifikuar një numër i madh i problemeve, ndërkohë që edhe identifikimi i shitësve ka qenë problem.
Në një postim në facebook nga ‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’ thuhet se mungesa e identifikimit të shitësve qoftë nga ana e bankave që është praktikë evropiane, qoftë nga ana e autoriteteve të tjera shtetërore ka bërë që të drejtat e konsumatorëve të cënohen.
Sipas tyre, në shumë raste mungojnë adresat e qarta të shitësve, pra nuk lëshohen kuponë fiskal dhe kështu inspektorati gjendet në vështirësi për të inspektuar dhe për të realizuar të drejtat e konsumatorëve.
“Në një situatë të tillë, si mundesh me u mbrojtë ti vetë” shkruan në njoftimin e tyre.
Ndërkohë, ata rekomandojnë që para se të bleni gjëra online duhet të verifikoni se a është biznesi i regjistruar në ARBK këtu: 🔗https://arbk.rks-gov.net/. /Buletini Ekonomik/