Pejanët nga sot do paguajnë 50 cent për bukë e 1 euro për byrek

Në Kosovë ka ngritje të vazhdueshme të çmimeve, kjo ka krijuar revoltë të qytetarët.

Në Pejë në disa furra, bëhet e ditur në rrjete sociale, buka është bërë 50 cent dhe byreku 1 euro.

Pejanët që kishin blerë bukë 40 cent prej sot do të paguajnë edhe 10 cent më shumë, raporton arbresh.info.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet janë rritur edhe tek byrekët. Nga 70 cent, furrat kanë rritur çmimin e byrekëve në 1 euro.

Kujtojmë, se nga sot është njoftuar edhe rritja e çmimit të kafes, ujit e rakisë. Çmimi i kafes nga 50 cent është rritur në 70 cent.