Prej sot mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit do të jëtë e mbyllur për tri ditë.

Sipas tyre, kjo do të ndodhë për shkak se do të bëhet asfaltimi i kësaj rrugës.

“Duke filluar nga 20 tetor (e mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 apo Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. ​Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 kilometra. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor ora 16:00 (e shtunë)”, thuhet në njoftim e Ministrisë./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar