“Problemi i furnizimit me karburante dhe mallra mund të vazhdojë deri në Krishtlindje”

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se problemet e zinxhirit të furnizimit me karburante dhe mallra mund të vazhdojnë deri në Krishtlindje.

Johnson mbrojti idenë e tij se kriza për karburant “është pakësuar” pavarësisht se vazhdojnë radhët e gjata për furnizim me karburante në disa rajone të vendit.

Pas rikujtimit nga një gazetar se ministri i Financave, Rishi Sunak ka thënë se problemet mund të vazhdojnë deri në Krishtlindje, kryeministri britanik tha se “Rishi ka gjithmonë të drejtë në çdo gjë që thotë”, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Ai pranoi se shumë kohë më parë kanë qenë në dijeni për mungesën e shoferëve në transportin rrugor.

I pari i qeverisë britanike shtoi se ekonomia pas BREXIT-it është vendosur përballë “një periudhe të re rregullimi” dhe mbrojti idenë e tij se rruga për të pasur më shumë shoferë të mjeteve të rënda kalon nga kryerja e “pagesave e përshtatshme e pagave” të sektorit.

Për shkak të mungesë së drejtuesve të automjeteve të rënda pas BREXIT-it dhe pandemisë COVID-19, në vend javët e fundit ka pasur probleme në shpërndarjen e derivateve në pikat e karburanteve.