Fotot që flasin më shumë se fjalët për turpin dhe faqen e zezë për kryeqytetin, imazhin e tij dhe të institucioneve vendimmarrëse të Komunës së Prishtinës.
Buletini Ekonomik
Rruga që ndërlidhë kryeqytetin me Pallatin e Drejtësisë, që nuk ka më shumë se 2-2,5 kilometra, tash një kohë goxha të gjatë është bërë thuaja e pakalueshme, me shumë gropa e pengesa të tjera për qarkullim normal të automjeteve dhe këmbësorëve jo të paktë, dhe si e tillë një turp dhe një faqe e zezë për kryeqytetin, imazhin e tij dhe të institucioneve vendimmarrëse të Prishtinës.
Kjo arterje rrugore aq e rëndësishme për Prishtinën dhe mbarë Kosovën, ka ditë që është bërë objekt diskutimesh në shumë qarqe, jo veç për shkak të gjendjes të trishtueshme, me shumë dëmtime dhe pengesa nga dëmtimet e panumërta, por edhe për shkak të imazhit të keq që po krijon në sytë e shumë të huajve, të cilët brenda një dite e vizitojnë Pallatin e Drejtësisë.
“A ka njerëz në institucionet prishtinase që e shohin këtë rrugë. Pse nuk ndërmerret ndonjë veprim për ta ndërtuar kaq distancë të shkurtër të rrugës për të mirë të kryeqytetit dhe të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Pse gjityhë kjo pandjeshmëri kundrejt tatimpaguesve kosovarë që ndajnë kafshatën e gojës për të mirat qytetare”, i tha këto ditë Buletinit Ekonomik, një i huaj që kishte kaluar nëpër peripeci të shumta për shkuar deri te Pallati i Drejtësisë.
Për gjendjen e mjerueshme fizike të kësaj rruge flasin më shumë se fjalët pamjet nga objektivi i Buletinit Ekonomik, të bëra sot në këtë rrugë.
Në fund për të sqaruar opinionin: Rrugët urbane, ato urbane periferike dhe rrugët rurale në territorin e një komuna, janë obligim dhe kompetencë e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe rindërtimit të komunës.
Në këtë rast, kjo rrugë bie në detyrimet e Komunës së Prishtinës. Por, mrqenëse rruga ka rënëdësi të veçantë edhe në prezantimin e imazhit të vendit, është fortë e pakuptueshme edhe neglizhenca dhe heshtja pafundësisht e skajshme e Ministrisë së Infrastrukturës të Kosovës./Buletini Ekonomik/