Rukiqi: Nuk pritet kthimi i çmimit të energjisë elektrike si ai më 2019

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Koosvës, në një konferencë për media sot ka thënë se përkundër stabilitetit energjetik që pritet të ndodhë tek në pranverën e vonshme të vitit që po vjen, prap nuk pritet një kthim në çmimet e 2019-s.

Sipas Rukiqit, ditëve të fundit Evropa është duke u ballafaquar me probleme fundamentale të furnizimit me energji elektrike, shkaku i tranzicionit energjetik pasi që nuk janë zhvilluar mekanizmat e mjaftueshëm për të përballuar lëkundjet e shkaktuara nga tranzicioni.

“Stabiliteti energjetik pritet të bëhet në pranverën e vonshme. Por që nuk pritet kthim në çmimet e 2019”, ka thënë Rukiqi.

Reklama e sponzorizuar

Kostoja e energjisë elektrike sipas Rukiqit, është njëra ndër tri barrierat kryesore në vend, duke përmendur kështu edhe ndikimet që tashmë ka filluar t’i shkaktojë kriza energjetike në Kosovë si tek rasti i Ferronikelit, sektori minerar, ndikimet në furnizim, ndikimet në ngrohje, në kosto të transportit, lëndës së parë, zinxhirin furnizues dhe në çmime të produkteve finale.

“60 për qind e bizneseve sipas YIJ e kanë përmendur ndikimin negativ të kostove të energjisë elektrike në total”, ka treguar Rukiqi, duke cituar një analizë që ka bërë OEK.

Rukiqi i rekomando Qeverisë që të përdorë instrumente fiskale dhe financiare që ta amortizojë rritjen e pashmangshme të çmimeve të energjisë. E në fokus të përkrahjes të jenë kategoritë sociale, bizneset mikro dhe të vogla dhe bizneset prodhuese.

“Për bizneset prodhuese duhet të analizohet mundësia e zbatimit të tarifës industriale që mundëson ruajtjen e aftësisë konkurruese të këtyre bizneseve në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare”, ka shtuar Rukiqi. /Buletini Ekonomik/