Shitja e duhanit dhe alkoolit për të miturit denohet me ligj

Në pothuajse të gjitha dyqanet në Koosvë nuk zbatohet ligji i cili ua ndalon shitjen dhe sherbimin e pijeve alkoolike dhe duhanit personave nën moshën 18 vjeçare.

Kjo pasi në të njejtat dyqane për vite me radhë janë parë femijë duke blerë duhan edhe pse kjo ndalohet me ligj.

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe neni 15, specifikon ndalimin e shitjes, shërbimit dhe dhurimit të pijeve alkoolike dhe duhanit personave nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare.

Reklama e sponzorizuar

Prandaj Mbrojtësit e Konsumatorëve u sygjerojnë qytetarëve se në rast se shihni të mitur duke blerë qoftë duhan, qoftë alkool, raporto rastet në Drejtorinë për Punë Sociale në komunën tuaj./Buletini Ekonomik/