Administrata Doganore Shqiptare dhe ajo e Kosovës po synojnë të rrisin bashkëpunimin në çështjet me interes dypalësh.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, vizitoi Doganën e Kosovës dhe takoi Drejtorin e Përgjithshëm, Agron Llugaliu. Kjo vizitë e kreut të Doganave shqiptare vjen në vijim të takimit të dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në Morinë/Vërmicë dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundshme të autoriteteve kosovare në Porto Romano.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë ardhur në rritje të lehtë ndër vite. Gjatë periudhës Janar-Gusht 2021 janë realizuar importe me vlerë prej 7 mld e 655 mln lekë dhe në eksport janë realizuar 23 mld e 563 mln lekë.