Shqipëria në tetor arriti të blejë energji me çmimin më të lartë historik 260 euro për 1 Mwh, 5-fish më i lartë se e njëjta periudhë vitin e kaluar.
Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, OSHEE ka ende nevojë të blejë energji në tregun e lirë për të furnizuar konsumatorët shqiptarë. Kompania pritet të dalë sërish në ankand në 7 tetor dhe çmimet me të cilat do të përballet janë marramendëse.
Të dhënat e bursave rajonale dhe ajo e Hungarisë, Hupex, nga e cila Shqipëria merr çmimet referuese variojnë nga 270 euro – 320 euro 1 MËH, transmeton TCH.
Nga Kroacia, Hungaria, Serbia dhe Greqia çmimet e energjisë variojnë në këto shuma që janë 6 fish më të larta se e njëjta periudhë vitin e Në këtë ankand OSHEE pritet të vendosë një çmim të ri historik për blerjen e energjisë, me institucionin që ende pa u mbyllur muaji ka harxhuar rreth 23 milionë euro më shumë për blerjen e energjisë se vitin e kaluar.
Nëse situata vazhdon e tillë, OSHEE do detyrohet të kufizojë energjinë ose të vazhdojë të blejë energji me çmime që pritet të rrënojnë financat e kompanisë.