Tranzicioni i energjisë së pastër në Europë pritet të ngadalësohet nga rritja e çmimeve të gazit dhe mungesa e energjisë

energji
Foto Ilustruese

Tranzicioni i energjisë në Europë mund të ndikohet negativisht nga mungesa e energjisë dhe rritja e çmimeve të karburantit, që mund të rezultojë në një ngadalësim të gjatë të strategjisë për energji të pastër, sipas ekspertëve fracezë. 

Franca është një ndër vendet europiane që është goditur nga mungesa e energjisë dhe rritja e çmimeve të karburantit së fundmi.  Rregullatori i energjisë në vend lajmëroi se çmimet e gazit të Engie, pritet të rriten me 12.6% deri në muajin Shkurt, ç’ka do ndikojë rreth 3 milionë familje.

Kapaciteti i gjenerimit të energjisë së erës në Europë ka rënë së fundmi, poshtë niveleve normalë, ndërsa rritja e frikshme e cmimit të gazit ka përkeqësuar mëtej ofertën e gazit.  Nën skenare të tilla negativë, furnitorët europianë i janë rikthyer qymyrit.

Reklama e sponzorizuar

Thierry Bros, ekspert i energjisë dhe klimës tek Instituti i Studimeve Politike i Parisit,  duke folur mbi situatën e energjisë në Europë, pranoi se kjo ka ekspozuar hendekun mes planeve të gjelbra të Bashkimt Europian dhe zbatimit të tyre.  “Objektivi për tranzicionin energjitik është rënia e emetimeve të CO2 vit pas viti.  Megjithatë, fatkeqësisht, tranzicioni ideal i BE e ka kthyer vitin 2021 në një tmerr klimatik, që do ndikojë dhe banorët e kompanitë”- tha ai./Scan tv/