INDEP ka mbajtur sot konferencën për media në të cilën ka shpalosur sfidat dhe mundësitë që do t’i kenë Kosova dhe Shqipëria me bashkimin energjetik të dy vendeve.
Gjatë prezantimit të punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”, drejtori i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, Dardan Abazi theksoi se bashkimi i dy tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuoj në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike si dhe në rritjen e konkurrencës në treg.
Ai shtoi se kriza botërore dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet botërore, i ka paraprirë nevojës për bashkimin energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për të arritur një treg funksional dhe likuid.
“Bashkimi kombëtar energjeti nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta”, ka theksuar Abazi në konferencë .
Sipas tij, bashkimi kombëtar është një hap i rëndësishëm për të realizuar tanzicionin energjetik. Ai ka apeluar që të shpallet një datë për bashkimin energjetik, ndoshta, sië tha ai, edhe të caktohet një mbledhje e të dy qeverive për ta jetësuar sa më shpejtë këtë vision.
Ndërkohë, asisistenti hulumtues në INDEP, Liron Gjocaj duke treguar për realizimin e intervistave me shumë persona kompetentë për këtë fushë, tha se bashkimi I tregjeve nuk është deshirë, por është një nevojë për integrimin e burimeve efiçiente dhe rritje e sigurisë energjetike. Sipas tij bashkimi energjetik mund të ketë kosto operative më të ulëta dhe nuk i pengon proceset e tjera energjetike në rajon. “Ne e dijmë që Kosova edhe Shqipëria edhe sot kanë bashkëpunime në aspektin energjetik, por me arritjen e një tregu të përbashkët atëherë bashkëpunimi vetëm sa do të rritet” shtoi Gjocaj.
Kujtojmë se javën e kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE) dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe Kosovës (KOSTT) kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.
Kjo marrëveshje përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike./Buletini Ekonomik/