Punëtorët e Administratës Publike protestojnë të premten, arsyeja mosmiratimi i Ligjit të Pagave

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), ka njoftuar se të premten më 26 nëntor prej orës 12:00 do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu”.

Nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, ata kanë shkruar edhe arsyet thelbësore në të cilën do të mbahet kjo protestë.

“Pas presionit të anëtarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverise së Kosoves në realizimin e kërkesave thelbësore siç janë: Ligji i Pagave, Buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marreveshja e përgjithshme Kolektive, Sigurimi shëndetësor, Njohja e përvojës të punës të gjithë zyrtarëve publik -SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, Caktimi i pagës minimale si dhetendenca për friksimin dhe politizimin e Sherbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik vlersoj se Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gaditshmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SPAK”, thuhet në njoftim./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar