Kuvendi i Kosovës shpenzoi 5.6 milionë euro për paga dhe mëditje për nëntë muaj

Sot, në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është miratuar Raporti i Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e këtij viti.

Sekretari, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit të raportit ka thënë se shpenzimet për këtë periudhë janë më të larta, krahasuar me ato më të 2020-së.

“Paga dhe mëditje 5 milionë e 605 mijë e 549 euro ose 99.98 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 67.62 për qind e buxhetit vjetor. Mallra dhe shërbime 501 mijë e 191 euro ose 37.28 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 21.38 përqind e buxhetit vjetor. Shpenzime komunale 130 mijë 036 euro përqind ose 78.93 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 63.43 për qind e buxhetit vjetor. Subvencione dhe transfere 8,800 euro ose 9.16 për qind e buxhetit nëntëmujor ose 6.29 për qind e buxhetit vjetor. Shpenzime kapitale 276 mijë e 134 euro ose 21.53 për qind e buxhetit nëntëmujor”, tha Krasniqi në komision./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar