Mikrofinancat me super kamata realizojnë fitim të “çmendur” më 2021

Banka Qendrore e Kosovës

Rrafsh 10.5 milionë euro profit neto kanë realizuar institucionet mikrofianciare në Kosovë, për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti.

Ndryshe nga viti i kaluar kur fitimet ranë ndjeshëm, sivjet pati një rritje rapide, për shkak të rritjes së kredive, si dhe kamatave super të larta.

Institucionet mikrofinanciare gjatë këtij viti kanë rritur normat e interesit për kreditë konsumuese dhe për ato në sektorin e shërbimeve. Kreditë konsumuese në këtë periudhë kishin pasur një rritje prej 0.8 pikë përqindje, duke arritur kështu në gjithsej 22.9 për qind si normë e interesit. 22.9 për qind është vetëm mesatarja e normës së interesit pasi tek kreditë konsumuese kamata është mbi 30 për qind, nëse shikohen ofertat e secilës bankë veç e veç.

Reklama e sponzorizuar

Edhe në raportin mujor të BQK-së vërehet se këtë fitim mikrofinancat e realizuan kryesisht nga të hyrat prej kamatave. Kështu nga totali i të hyrave për sektorin për këtë periudhë prej 36 milionë euro vërehet se dominojnë të hyrat nga interesi me 31.8 milionë euro. /Buletini Ekonomik/