Sa herë që marrim kredi në ndonjë bankë, gjëja e parë që na bie ndërmend është kamata. Dhe secila bankë në ofertat e tyre prezanton normë të ndryshme të inteteresit për kredi të caktuara.
Mirëpo, sa është norma mesatare e interesit për kreditë në Kosovë?
Raporti i fundit i BQK-së mbi sektorin financiar, tregon se mesatarja e normës efektive të interesit në sektorin bankar është 5.9 për qind, ku për ekonomitë familjare shkon deri në 6.1 për qind. Ndërsa, kamata për kreditë për korporatat jofinanciare është 5.7 për qind.
Ndryshe, norma e interesit për kredi në sektorin bankar në Kosovë ka pësuar rënie nga viti në vit, ku para disa vitesh shkonte mbi 10 për qind. /Buletini Ekonomik/