Arrestohen 6 persona, shisnin mish kali për mish viçi në restorante

Një bandë prej gjashtë personash është arrestuar në Brazilin jugor.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ata akuzohen për vjedhjen e kuajve për therje dhe shitjen e mishit në restorante të maskuar si mish viçi.

Një deklaratë nga Ministria Publike e Rio Grande do Sul (MPRS), tha se banda shpërndante më shumë se 800 kilogramë mish kali të fshehur në javë në restorante në rajonin Caxias do Sul.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu mësohet se 60% e restoranteve në zonë kishin blerë mish kali nga banda që shisnin mish.

Sipas deklaratës, inspektorët zbuluan gjithashtu forma të tjera të mishit të prishur, duke përfshirë mishin e derrit të kalbur, gjelin e detit dhe ushqimin e mbetur nga institucionet e ushqyerjes së derrave, të përziera brenda hamburgerëve, shkruan CNN.

Gjashtë personat e arrestuar akuzohen gjithashtu se drejtonin një thertore të paligjshme me kushte të këqija higjienike dhe pa autorizim për të përpunuar apo shitur asnjë lloj mishi.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ishte në vitin 2013, ku autoritetet në të gjithë Evropën zbuluan përdorim të gjerë të mishit të kalit në produktet e etiketuara si mish viçi.