Vendet e Ballkanit Perëndimor do të obligohen që të prezantojnë një çmim të karbonit deri në 2025, ka theksuar Janez Kopac, drejtori në largim i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, përcjell balkangreenenergynews.
Kopac ka nënvizuar se Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë do të mbahet në Beograd më 30 nëntor dhe ka deklaruar se shumë direktiva të Bashkimit Evropian do të adoptoheshin, duke përfshirë edhe ato të politikës së energjisë dhe klimës, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, dhe efiçiencës së energjisë.
Ai ka theksuar se direktiva për politikë të energjisë dhe klimës poashtu i referohet përgatitjes së Planeve Kombëtare për Energji dhe Klimë (NECP).
Tutje, Kopac tha se diskutimet e ardhshme për udhërrëfyes të dekarbonizimit janë shumë të rëndësishme.
Dokumenti, që duhet të adoptohet në takim, parashikon edhe prezantimin e taksës së karbonit jo më vonë se sa në vitin 2025, ka thënë Kopac për televizionin N1 pas Forumit të Parlamentit të Komunitetit të Energjisë në Beograd.
Taksa e karbonit dukshëm më e favorshme për ekonomitë e vendeve se sa taksa kufitare e karbonit
Për më tepër, drejtori në largim i Komunitetit të Energjisë ka vlerësuar se çmimi i karbonit është mënyra më e mirë dhe praktikisht e vetmja që ekonomia, energjia, dhe sektorë të tjerë drejt përdorimit më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe implementimit të masave të efiçiencës së energjisë.
Ai ka nënvizuar se taksa do të sillte të ardhura që mund të përdoren për tranzicionin energjetik dhe për të financuar shndrrimin e rajoneve të thëngjillit.
Kopac poashtu tha se futja e taksës së karbonit në nivel kobëtar është zgjidhje më e mirë se sa taksa kufitare e karbonit (Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit – CBAM) i deklaruar nga BE për 2026.
Në rastin e parë, paratë e paguara për taksën do të mbeteshin në vendet që kanë prezantuar taksën e karbonit, ndërkaq në rastin e dytë të taksës ndërkufitare paratë e tatuara do të shkonin në buxhetin e Bashkimit Evropian.
E paevitueshme – Tranzicioni energjetik do të zgjasë deri në 2050
Megjithatë, në fjalët e tij, tranzicioni energjetik është një proces afatgjatë, dhe është e qartë që termocentralet e thëngjillit do të operojnë në Serbi për dekadat e ardhshme.
Tranzicioni pothuajse se sigurisht do të zgjasë deri në vitin 2050, ka nënvizuar Kopac.