Burimet solare e ardhmja e energjisë në SHBA

40 përqind e energjisë elektrike në SHBA mund të sigurohet nga burimet solare deri në vitin 2035 dhe 45 përqind deri në vitin 2050, thuhet në studimin e ri të departamentit të SHBA-ve për energji.

‘Studimi tregon se si burimet solare, burimet më të lira dhe me rritjen më të madhe të energjisë së pastër, mund të prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar të gjitha shtëpitë në SHBA deri në vitin 2035, si dhe të mundësojnë punësimin e rreth 1.5 milion njerëzve në proces’, ka thënë Sekretari i Energjisë, Jennifer M. Granholm më 8 shtator, pas publikimit të raportit.

Për dallim nga djegia e qymyrit, energjia solare nuk emeton gazra serrë që ndikojnë në ngrohjen globale.

Reklama e sponzorizuar

Studimi i ri për burimet solare ka treguar se energjia solare do të luajë rolin kryesor në përfundimin e varësisë së SHBA-ve në burime fosile.

Krahas rritjes së kapaciteteve të instaluara solare për prodhim të rrymës, përmirësimi i mënyrave të ruajtjes së energjisë do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Duke ruajtur energjinë shtesë të prodhuar gjatë ditëve me diell, bateritë solare do të bëjnë ruajtjen e energjisë dhe do të mundësojnë futjen e saj në rrjet gjatë kohës kur nuk ka diell, dhe prodhimi përmes burimeve solare nuk është i mundur.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.