Cili është vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar?

Nëse po kërkoni një kompromis të mirë midis jetës dhe punës mund të konsideroni variantin e Zvicrës. Ky rezultat u zbulua nga gjiganti bankar HSBC në renditjen vjetore të standardeve të jetesës dhe konkurrencën e pagave, të hartuar me një mostër prej 18,000 njerëzish që emigruan në 163 vende të ndryshme. Vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar doli të ishte Zvicra. Të paktën sipas raportit vjetor të HSBC. Gjiganti bankar, në fakt, si çdo vit ka hartuar renditjen e tij për mirëqenien e vendeve në aspektin e cilësisë së jetës dhe cilësisë së punës. Një studim që merr në konsideratë përgjigjet e mbi 18 mijë njerëzve që kanë emigruar në 163 vende të ndryshme, në lidhje me standardet e jetesës dhe pagat konkurruese.

Zvicra i ka marrë këtë vit podiumin Singaporit, i cili kishte fituar këtë renditje të veçantë për pesë vjet rresht. Një sukses kryesisht për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, e cila në një periudhë të pasigurisë së thellë duket se ka luajtur një rol vendimtar. Vitin e kaluar, Zvicra e mbylli renditjen HSBC në vendin e tetë. Këtë vit, ajo është protagoniste e një ngjarjeje të rëndësishme falë sigurisë që ajo mbart.

Të dhënat nga sondazhi i HSBC thonë se rreth 82% e njerëzve që kanë shkuar në Zvicër për arsye pune kanë përmirësuar standardin e jetesës së tyre në krahasim me vendin e tyre të origjinës, por edhe të ardhurat e tyre, me një pagë mesatare vjetore prej 111,587 dollarë (mesatarja botërore është 75,966 dollarë). Përqindjet e kënaqësisë ishin shumë të larta në aspektin e sistemit ekonomik dhe politik. Por edhe mjedisi luan një rol të rëndësishëm në këtë fitore, pasi pjesa më e madhe e mostrës së shqyrtuar nga HSBC, në fakt, deklaroi se ata perceptojnë një ambient të pastër dhe ndihen, për këtë arsye, më të shëndetshëm.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë renditje të veçantë vijojnë më pas Singapori dhe Kanadaja, në lidhje me sistemin e tyre shkollor, shëndetësor dhe profesional të cilët gërshetohen shumë mirë. Ndërsa vendi tjetër europian që radhitet në top listë është Spanja e cila është në gjendje të ofrojë një ekuilibër të shkëlqyer midis jetës private dhe profesionale. (Ilsole24ore)/SCAN TV/