Buxheti i paraparë lidhur me mirëmbajtjën e rrugëve për sezonin e sivjetshëm dimëror është mbi 11 milionë euro.
Blendrita Avdiu
Drejtoria e Rrugëve të Kosovës, spas zyrtarëve të saj, është përgatitur mjaftueshëm për sigurinë dhe mirëmbajtjen dimërore të autoudheve dhe rrugëve nacionale dhe rajonale në vend.
Sipas tyre, buxheti i paraparë lidhur me mirëmbajtjën e rrugëve për sezonin e sivjetshëm dimëror është mbi 11 milionë euro.
Ndërkaq, sa i përket sigurimit të kripës dhe repromatërialëve tjera të nevojshëm nga kjo ministri për Buletinin Ekonomik thonë se kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-se janë të furnizuara me kripë, sipas kontratave, dhe kanë në disponim paisje të nevojshme për pastrimin e borës.
Në drejtorinë e Rrugëve të Kosovës kanë njoftuar se për mirëmbajtjen e autoudheve janë kontraktuar 4 kompani, dhe me të gjitha këto ka kontrata valide deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa për rrugët nacionale dhe rajonale janë të nënshkruara të gjitha kontratat me ndërmarrjet e mirëmbajtjes, përpos për rajonin e Mitrovicës, që është ende në procedurë të prokurimit.
Ndërkohë, sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve rajonale, kjo ministri pohon se janë kompanitë e kontraktuara, ato të cilat do të merrën me mirëmbajtjën e tyre.
“MMPHI-ja ka të kontraktuara 4 kompani për autoudhë, ndërsa për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në shtate regjione të Kosoves , tashmë janë të kontraktuara 14 kompani, përkatësisht në secilin rajon këto kompani do mirëmbajnë nga dy llote rrugësh” thonë nga kjo ministri.
Ata sqarojnë se sigurimin e kripës së kanë obligim kontraktorët sipas paramasës dhe parallogarisë, ndërkohë që ka akoma një sasi në disa regjione e cila ka mbetur nga sezoni i kaluar.
Në anën tjetër, sipas zyrtarëve të MMPHI-së, mirëmbajtja e rrugëve të Kosovës parashihet për të dy sezonet, pra atë verore dhe dimërore. Sezoni dimëror fillon me 15 nëntor dhe mbaron me 1 prill, ndërkaq qe nga 1 prilli deri me 15 nëntor fillon sezoni veror i mirëmbajtjës rrugore./Buletini Ekonomik/