Rezultati i tremujorit të tretë do të thotë se ekonomia tani është 2,1% më e ulët se sa ishte përpara goditjes së pandemisë.
Rritja ekonomike britanike u ngadalësua ndjeshëm midis korrikut dhe shtatorit, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit penguan rimëkëmbjen e vendit nga pandemia, treguan të dhënat zyrtare.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se ekonomia u rrit 1,3% midis korrikut dhe shtatorit, nga rritja prej 5,5% në tre muajt e mëparshëm, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
ONS theksoi se rritja në shtator me 0,6% ishte më mirë nga sa pritej, por rishikimet treguan se performanca ishte më e keqe se sa mendohej, fillimisht në korrik dhe gusht.
Të dhënat treguan një tkurrje 0,2% në muajin korrik, kundrejt rënies së vlerësuar më parë prej 0,1%, ndërsa gushti tregoi një rritje prej 0,2%.
”Shitjet e automjeteve u goditën nga mungesa e çipave ndërsa projektet e ndërtimit u vonuan për shkak të vështirësive në gjetjen e materialeve”, sipas ONS.