Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për 2 mijë e 230 lehona përfituese që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.
Ai gjithashtu ka thënë se nesër do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.
Krahas kësaj, ai pohoi se mbi 4 mijë e 400 lehona janë përfituese të kësaj mase.
Njëkohësisht, ai shtoi se është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide.
“Këtë muaj kemi pasur fluks të madh aplikimesh dhe na ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave – mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos”, ka shkruar Murati./Buletini Ekonomik/