Ekzekutohen pagesat për 5 mijë e 740 të punësuar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Ministria i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot kanë bërë ekzekutimin e pagesave për 5 mijë e 740 të punësuar, sipas masave 1.1, 1.2, dhe masës 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas ministrit Murati, subvencioni për të punësuarit e masës 1.1 është ekzekutuar në shumën e 300 eurove (3×100), ndërsa për përfituesit e masave 1.2 dhe 1.3 janë ekzekutuar nga 150 euro (3×50).

“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50)”, ka shkruar Murati në facebook.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkhë, subvencionimi për punëdhënësit për të tria masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), sipas tij është ekzekutuar për 1 mijë e 516 biznese në muajin e kaluar për të gjithë punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht. /Buletini Ekonomik/