“Fitch Ratings”: Turqia ia doli të rritet ekonomikisht

Erich Arispe Morales i bëri këto vlerësime në përgjigje të pyetjeve rreth perspektivës ekonomike të Turqisë.

Duke bërë me dije se presin që ekonomia turke të rritet me 9,2% deri në fund të këtij viti, Morales tha: “Kërkesa e fortë e brendshme dhe prodhimi i fuqishëm i rimëkëmbjes mbështeten me komponentin e kërkesës së huaj neto.”

“Eksportet po rriten ndjeshëm gjithashtu”, shtoi ai.

Reklama e sponzorizuar

Morales theksoi se ekonomia turke pritet të rritet me 3,5% vitin e ardhshëm dhe me 4,5% në vitin 2023.

Zyrtari i “Fitch Ratings” rikujtoi se tashmë Turqia vlerësohet nga agjencia e vlerësimit të kredisë me notën “BB” dhe me një perspektivë “të qëndrueshme”.

“Vlerësimi i kredisë së Turqisë pasqyron disa nga pikat e forta që ne theksuam në ekonominë turke lidhur me financat publike, të cilat janë dukshëm më të mira sesa simotrat e tyre për sa u takon niveleve të borxhit dhe deficitit buxhetor”, vlerësoi Morales.

Sipas tij, duket qartë se autoritetet në Turqi janë të vendosura për të ruajtur disiplinën fiskale.

“Për më tepër, siç e shohim në të kaluarën, ekonomia turke ka arritur të shënojë rritje dhe të përshtatet me llojet e ndryshme të goditjeve. Kjo spikat si një element pozitiv. Përveç kësaj, sektori financiar në Turqi ia doli t’u rezistojë krizave dhe të luajë rolin e një spirance për Turqinë në frontin financiar”, u shpreh Erich Arispe Morales mes të tjerash.