Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog tha ka sfida sa i përket përballjes me migracionin në Kosovë, derisa ka falënderuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë në Qendrën e Migrimit pasi, siç tha ai, nuk ka pasur shpërthum të virusit.
Ai tha se BE deri tash ka investuar 7 milionë euro për menaxhimin e migrimit.
Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se nëpërmjet kësaj qendre të azilit, të gjitha këto veprime tregojnë për një vlerësim të qeverisë për pranimin e njerëzve të cenueshme në mënyrë të dinjitetshme./KlanKosova/