Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme ka miratuar dy listat me kandidatët potencialë për tre anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në listën e parë për plotësimin e pozitës për një anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së figurojnë emrat si: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.
Votimi për anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së do të bëhet me votim të fshehtë në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ky komision ka miratuar edhe një listë të dytë të 7 kandidatëve potencialë për pozitën e dy anëtarëve tjerë joekzekutiv të Bordit të BQK-së. Lista e dytë e këtyre kandidatëve përbëhet nga: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci Uka, Imrije Zeqiri, Nora Latifi Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Petrit Gashi.
Edhe kjo listë pritet të dorëzohet në Kuvend, ku në njërën nga seancat e radhës pritet edhe votimi i tyre nga deputetët.
Kujtojmë se ka më shumë se 1 vit që BQK-ja ka mbetur pa bord funksional në mungesë të kuorumit. /Buletini Ekonomik/