Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Atdhe Hykollin, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Ali Gashin, kryetar i Këshillit drejtues të BSPK-së.
Sipas njoftimit dërguar mediave, Kurti ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së.
Njoftohet se ai ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve në punë, nëpërmjet rishikimit të kornizës ligjore për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë, si dhe nëpërmjet fuqizimit të mekanizmave të zbatimit të ligjit.