Rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Zvicër njoftoi se do të rrisë pagën minimale në 4,100 franga mujore nga 1 janari 2022, transmeton albinfo.ch.
Pagat standarde për stafin e kualifikuar, nga ana tjetër, do të rregullohen deri më 31 mars 2023: praktikantët do të fitojnë 4200 franga në vitin e dytë, 4300 franga në vitin e tretë dhe 4500 franga në vitin e katërt.
Anëtarëve të tjerë të stafit do t’u jepen rregullime pagash rast pas rasti, sipas funksionit dhe kritereve të performancës, thuhet në një njoftim të Migrosit.