Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje të gjithë grumbulluesve të grurit që operojnë në Kosovë se tani e tutje mund të aplikojnë për të bërë furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit.
Për furnizimin e rezervave shtetërore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë një shpallje publike për furnzimin e rezervës shtetërore me kulturën e grurit, e cila do të jetë e hapur deri më datën 11 nëntor 2021. Prandaj, këto dy ministri së bashku, ftojnë të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët kanë rezerva dhe shprehin interes në këtë fushë të aplikojnë në këtë thirrje.
“Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Buletini Ekonomik/
Në linkun e mëposhtëm, të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë informatat më të hollësishme lidhur me procedurat dhe kriteret për aplikim në shpalljen publike për furnizim me rezerva shtetërore të grurit: